Kompozitoret shqipetare


Jan Kukuzeli
Shën Jan Kukuzeli (1280? - 1370?) ose Joan ishte një murg ortodoks nga Durres. Shenjtor, himnograf, mjeshtër dhe teoricien i muzikës kishtare bizantine.
Shumë janë ata që kanë shkruar për të – historianë, filologë, muzikologë – nga Lindja e nga Perëndimi, të huaj e vendas. Për të janë shkruar shumë më tepër nga çdo kompozitor kishtar. Veprat e tij, në dorëshkrime, janë thesare të shek. XIV. Ky është një përshkrim i shkurtër biografik, duke përmendur pak edhe veprën e madhe muzikore.
Kisha Ortodokse në mbarë botën e nderon këtë figurë si shenjtor të saj dhe kujtimin e tij e feston çdo 1 tetor. Jan Kukuzeli është pikturuar si kompozitor dhe si shenjtor në mjaft miniatura dorëshkrimesh, në afreske dhe piktura murale kishash si edhe në ikona druri. Ikona më e hershme gjendet në kodikun 457 të Manastirit Kutlumusi (Mali i Shenjtë) (shek. XIV).
Gjithashtu janë ngritur mjaft kore kishtare, që mbajnë emrin e tij. Edhe qytetarët durrsakë janë krenarë për këtë figurë duke e kujtuar kontributin e madh e të çmuar dhe duke i dhënë edhe emrin e tij, “Jan Kukuzeli”, Shkollës së Mesme Artistike së qytetit të Durrësit.

Jeta

Vepra muzikoreRedakto

Jani sistemoi dhe riformoi melodi më të vjetra, kompozoi tërësi veprash origjinale të famshme, kryesisht “mësime të ngadalta për zëra të bukur” (kalifonik), në mënyrën tradicionale. Pothuajse të gjitha u përkthyen nga shkrimi i vjetër muzikor në shkrimin muzikor të kohës së tij. Shkrim muzikor, i cili do të qëndrojë në përdorim për disa shekuj deri në shkrimin e ri muzikor të Krisanthit (mitropolit i Durrësit) dhe Hurmuzit, në fillim të shek. XIX.
Aftësia dhe ofrimi i tij psaltik (i mënyrës të të kënduarit kishtar) është krejtësisht një art kishtar bizantin në një fazë të zhvillimit të Artit Psaltik, të cilin e nisi mësuesi i tij Protopsalt (Kënduesi i Parë) Joan Glikis. Jan Kukuzeli konsiderohet “burimi i dytë” i Muzikës Kishtare Bizantine, pas Joan Damaskinit.
Jemi në kohën kur kompozitori himnograf është zëvendësuar nga kompozitori që është njëkohësisht psalt (këndues). Është epoka e mjeshtërve të mëdhenj, përfaqësuesi më i shquar i të cilëve është vetë Kukuzeli. Në këtë periudhë, kjo muzikë arrin kulmin e artit të madh. Në të njëjtën kohë krijohen kompozimet e lira, me iso.
Kukuzeli kompozoi melodi për shumë shërbesa kishtare:
A) SHËRBESA TË PËRDITSHME: - Mbrëmësore: “Me të hapur dorën…” (tek Psalmi 103 [104]); “Lum njeriu…” (Ps. 1, 2, 3); Vargje kalifonike; Tinguj që psalen në Hyrjen e Mbrëmësores; Paravargje tingullit Tërthor II, Tërthor IV. - Mëngjesore: Polielei “Shërbëtorë të Zotit…”, “Lavdëroni Zotin…”; Vargje kalifonike; Andifone; “Çdo frymë le të lavdërojë Zotin...” tingulli I dhe Tërthor IV; Madhështime tingulli IV; Psalmi 118 [119]. - Liturgji Hyjnore: Himnin Trishenjtor “Shenjt Perëndi...” tingull II; “Aliluia” tingulli Tërthor I, “Aliluia” të kremteve të mëdha; Himne Qeruvike: “Ne që simbolizojmë...” tingulli Tërthor II, “Tani fuqitë...” tingulli Tërthor II; “Të meriton me të vërtetë...” tingulli Tërthor II; Madhështime në të kremte të mëdha; Kungatore: “Lavdëroni Zotin...” tingulli Tërthor I, “Shijoni dhe shihni...” tingulli Tërthor I.
B) SHTËPITË E HIMNIT AKATHIST (GJATË PASHKËS): “Përlufteshës gjenerale...”, “Fuqia e të Lartit...”, “Engjëlli u dërgua...” etj.
C) MËSIME MUZIKORE: “Që lartazi profetët...” tingulli i Rëndë dhe Tërthor II; Mësime vargjesh; Fjalët e para të tropareve Përshëmbëllta dhe të Njëzëshme; Mbi 40 mësime në vargje 15-rrokëshe etj.
Ç) MBAJTJA ISO (SHOQËRIMI ME ISO): Mbajtje iso në 8 tinguj, ku disa kanë edhe emërtime karakteristike.
D) METODA TË TË PSALURIT (MËNYRËS TË TË KËNDUARIT): Metoda e vendosjes së shenjave muzikore bizantine: Mega Ison, Ison, Oligon, Oksia; Metoda e Mbajtjes iso; Këndimi i shenjave muzikore, pa tekst, që quhet “Këndimi i urtë i shenjave” njihet si “Sistemi rrethor i Kukuzelit (Trohója)”.
Veprat e tij muzikore, dorëshkrime, gjenden të shkruara në greqisht pothuajse deri në shek. XVI, por ka edhe disa kodikë të mëvonshëm jo të plotë që janë të shkruar edhe në bullgari

BiografiaRedakto

Kompozitor i shquar dhe themeluesi i gjinisë së operas kombëtare shqiptare, me dy veprat e tij "Gjergj Kastrioti-Skënderbeu" dhe "Mrika" . Kjo e fundit ishte opera e parë në historinë e artit muzikor shqiptar, të cilën Prenk Jakova e shkroi në bashkëpunim me libretistin Llazar Siliqi dhe regjisorin e njohur shkodran Andrea Skanjeti, e që u vu në skenën e teatrit "Migjeni" të Shkodrës.
Opera e dytë e Prenk Jakovës "Gjergj Kastrioti-Skënderbeu" u prit shumë mirë nga kolegët e dashamirësit e artit, që në shfaqjen e tij të parë në Tiranë, por kritika zyrtare mediokre me qëllime keqdashëse e tundoi mjaft kompozitorin, i cili u detyrua të ripunojë disa pjesë. Gjithsesi vepra "Gjergj Kastrioti-Skënderbeu"ishte shumë më solide se "Mrika" e cila vuante fatkeqësinë e subjektit dhe tematikës së artit skematik, ku duhet të frynte patjetër era revolucionare e kohës së absurditetit.
Prenk Jakova ishte një kompozitor që shkroi me sukses romanca, kantata dhe këngë. Këngët e tij "Syrin tek qershia" dhe "Margjelo" janë shumë të njohura dhe për shkak të popullaritetit që gëzojnë shumë kush i identifikon si këngë popullore shkodrane.
Prenk Jakova u lind në vitin 1917 në familjen e patriotit të njohur shkodran Kol Ded Jakova, i cili ka qenë ndër organizatorët e mbrojtjes së kufijve kombëtarë nga agresioni jugosllav në Luftën e Koplikut, në vitin 1920.
Që në moshë të re, Prenka mori pjesë në jetën artistike muzikore të qytetit. Këtu ai bëri shkollën e parë të artit. Doli mësues dhe shkoi të japë mësim në shkollat e fshatrave të Shkodrës dhe të Mirditës por nga të shkruarit e veprave muzikore nuk u nda asnjëherë.
Ndërkohë i vëllai i Prenkës që ishte në moshë të re, gjatë Luftës së Dytë Botërore, mori pjesë në lëvizjen shqiptare nacionaliste, dhe me ardhjen në pushtet të komunistëve u detyrua të merrte malet. Për shkak të vëllait, i cili kërkohej, komunistët arrestojnë Prenk Jakovën dhe e mbajnë disa kohë burgjeve. Ndërsa Prenka, që nuk kishte ushtruar kurrfarë veprimtarie veç detyrës së tij si mësues, lirohet shpejt nga burgu, fati i të vëllait do të ishte tepër tragjik. Kapet nga komunistët dhe pushkatohet pa mëshirë.
Prenk Jakova ishte një artist i madh, që megjithë tragjedinë, dhe dhembjen që kishte, arriti të mbijetonte dhe të shkruante duke iu imponuar regjimit monist me forcën e gjenisë së tij.
Megjithë karrierën e tij të suksesshme artistike, për të cilën fitoi respekt e admirim nga artdashësit shkodranë, fundi i Prenkës do të ishte disi i ngjashëm me atë të vëllait të ekzekutuar, sepse duke mos e duruar dot mjedisin përreth tij, duke e parë vehten në një gjendje pesimizmi të pashpresë, ai zgjodhi rrugën e vetvrasjes, pikërisht në Shtëpinë e Kulturës në Shkodër, pikërisht në atë institucion ku ai kishte punuar e shkruar një jetë të tërë.
Prenk Jakova kishte dhe një vëlla tjetër Dedën, i cili ishte fotograf i respektuar në qytetin e Shkodrës.
Edhe pse kanë kaluar dekada nga koha kur kompozitori Prenk Jakova shkroi veprat e tij, ato vazhdojnë të admirohen, ndërsa autori i tyre konsiderohet në mënyrë të padyshimtë nga shtypi dhe kritika e artit, si kompozitori gjenial shqiptar. Kjo natyrisht përbën një sadisfaksion të madh për qytetarët shkodranë në mes të cilëve, u lind, jetoi dhe shkroi mjeshtri i madh Prenk Jakova.

Comments